Klodian Duro u arre*stua në datë 27 mars. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare tani në rolin e trajnerit, u kallëzua nga ish-bashkëshortja e tij, e cila e aku*zoi për dh*unë në familje dhe përndjekje.
Ish-bashkëshortja ka marrë më herët urdhër mbrojtje nga gjykata, ndërsa procesi i divorcit të çiftit Duro ndodhet në Apel. 42-vjeçari nuk i ka pranuar aku*zat e ngritura, duke argumentuar se në shtëpinë e saj ka shkuar vetëm për të takuar të bijën, të cilën nuk e shihte prej kohësh.
Duro qëndroi vetëm pak ditë i arre*stuar dhe hetimet vazhduan me të në arr*est shtëpie. Gjithsesi, sot është marrë vendimi me bu*rg. Gjykata Penale e Tiranës e ka dën*uar me gjashtë muaj burg ish-mesfushorin e kombëtares për veprat pen*ale “Dhu*na në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dën*imi përfundimtar është katër muaj bu*rg. Vendimi nuk është i formës së pre*rë pasi është i Shkallës së Parë. Nëse Apeli e lë në fuqi vetëm atëherë bëhet arre*stimi i tij. Duro është nën masën e sigurisë “ar*rest shtëpie”. Duro u kall*ëzua nga bashkëshortja për përndjekje.