Ali Ahmeti kujton Adem Demaçin: Baca Adem, ti do mbetesh udhërrëfim i synimeve tona


Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka kujtuar sot njërin ndër figurat më të lartësuara shqiptare ,njeriun e rezistencës Adem Demaçin në dy vjetorin e vde*kjes së tij.

Me këtë rast Ali Ahmeti ka shkruar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Baca Adem, po bëhen dy vite pa ty, por ti mbetesh udhërrëfim i synimeve tona të cilat po sfid*ohen çdo ditë dhe shëmbëlltyrë e përpjekjeve tona të cilat nuk do të ndalen për asnjë çast.

“Besuam bashkë vepruam bashkë ngadhnjyem bashkë dhe rrugën tonë të përbashkët nuk do ta ndalim asnjëherë”është shprehur Ali Ahmeti. Ndryshe Adem Demaçi është artikuluesi më i kulluar dhe më i fuqishëm i aspiratave liridashëse të popullit tonë.