Dhjetë ditë pas zgjedhjeve partitë ende nuk i shpalosin planet e tyre se si do arrijnë deri tek shumica e nevojshme për formimin e Qeverisë. LSDM e përsëriti qëndrimin se bisedimet për Qeverinë e re do fillojnë javën e ardhshme pas festës së Ilindenit. Edhe sot partia e Zaevit u bëri thirrje të gjithë deputetëve të bashkëngjiten në siç thonë politikave reformuese për ekonomi të re zhvillimore, të ardhme të sigurt dhe drejtësi. “Të gjithë deputetët në përbërjen e re në Kuvend do kenë mundësi t’u bashkëngjiten fo*rcave progresive të LSDMsë që sigurojnë sukses përparim dhe zhvillim të mbështetur nga shumica e qytetarëve dhe nga Bashkësia ndërkombëtare” thanë nga LSDM.
Nga VMRO DPMNE thonë se janë në bisedime joformale, por nuk duan të shpalosin hollësi deri në epilogun përfundimtarë të bisedimeve. “Qëndrimin tonë lidhur me këtë çështje e kemi thënë shumë herë publikisht. Në Kuvend për momentin ka disa parti politike që vijnë nga bll*oku shqiptarë, dhe siç thashë zhvillohen bisedime joformale dhe në momentin kur do ketë diçka më shumë për ta njoftuar opinionin ne do e bëjmë atë” deklaroi Igor Janushev Sekretar i përgjithshëm i VMRO DPMNEsë. BDIja fushatën e fokusoi tek kryeministri shqiptar, ndërsa në paraqitjet e fundit funksionarët e integristëve thonë se prioritet në negociata për qeverinë e re do të ketë marrëveshjen e Prespës Marrëveshjen me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit. Për Aleancën për shqiptarët dhe Alternativën të gjitha opsionet janë të hapura, përveç Qeverisë ku BDI do ishte partneri i tyre i koalicionit.