BE nuk ka interes të blejë një vaksinë koronavirusi me një çmim që OBSH e ka vlerësuar me vlerën 40 dollarë. Bashkimi Europian është në negociata që të blejë doza vaksine më lirë se ky çmim.
Pavarësisht se në këtë pandemi të gjithë vendet duhet të jenë të barabartë liderët e BE kërkojnë që popullata europiane të ketë më shumë përparësi.
Kjo mund të shkaktojë përplasje në iniciativën e COVAX, të udhëhequr nga OBSH për të siguruar vaksina për të gjithë me të njëjtën vlerë.
Reuters shkruan se aktualisht, çmimi i një doze vaksine është vlerësuar të kushtojë 40 dollarë.
Megjithatë nga GAVI, kompania që do merret me prodhimin në masë të vaksinës nuk ka komentuar duke thënë se është ende shumë herët për të diskutuar çmimin final.
Amerika ndërkohë ka pranuar që të paguajë rreth 2 miliardë dollarë për të siguruar 50 milionë doza me çmimin që është diskutuar.
BE kërkon që vaksinat ti sigurojë deri në fund të vitit, por kjo për prodhuesit është e parealizueshme.
Edhe nëse vaksina kundër koronavirusit rezulton 100% e efektshme, nuk ka gjasa të jetë në dispozicion në sasi të mëdha për një efekt të shkurtër.
Gjithesi blerja e tyre në doza të mëdha nga BE dhe SHBA-të mund të privojë përkohësisht vendet e varfra nga qasja e vaksinës.