Eksperimenti gjerman: Qentë po i identifikojnë të infektuarit me COVID-19, saktësia 94 %


Universiteti i Mjekësisë Veterinare në Hannover ka filluar një pilot-projekt përmes të cilit ka trajnuar gjatë një jave tetë qen të forcave të armatosura të Gjermanisë të cilët pa ushtrimeve janë në gjendje të identifikojnë virusin COVID-19 me saktësi 94 %. Studiuesit e Universitetit të Hannover kanë sfiduar qentë të nuhasin COVID-19 në pështymën e më shumë se 1000 personave të shëndetshëm dhe të infektuar.

“Ne mendojmë se kjo po funksionon pasi që proceset metabolike të një pacienti të sëmurë ndryshojnë plotësisht”, ka thënë Maren Von Koeckritz-Blickwede profesor në Universitetin e Hannover shkruan Bloomberg. Këta qen të cilët e kanë shqisën e nuhatjes rreth 1 mijë herë më të zhvilluar se të njeriut, nëse do të trajnohen në mënyrën e duhur do të mund të vendosen për të zbuluar personat e infektuar në vende si aeroportet vendkalimet kufitare ngjarjet sportive.

Studimi u krye së bashku me forcat e armatosura gjermane në Shkollën Mjekësore Hannover dhe Qendrën Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf. Von Koeckritz-Blickwede ka thënë se hapi i radhës do të jetë trajnimi i qenve për të dalluar mostrat Covid-19 nga sëmundjet e tjera si gripi./Ekspress