Labi e quan vendim tepër fëmijëror punën e maskave, “kem me vd*ek se kem me vd*ek”


Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri ka disa fjalë për policët që po i dënojnë qytetarët për mungesë të maskave. Ai e ka quajtur fëmijëror vendimin për bartjen e maskave.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook Labi u është drejtuar policëve duke iu thënë që të mos i gjunjëzojnë qytetarët në mungesë të maskave meqenëse sipas tij është shenjë e keqe.

“E keni një virus ku i keni nëpër shkollat tona dilerat ku aty ju shesin DROGË femijëve dhe ua imponojnë HASHASHIN dhe as ju e askush nuk guxoni me i kap sepse jau lekundin vendin e punes AGA POLIC! Ky është krim dhe masa qe duhet me i nderrmarë e jo maskat e KINËS!” ka shkruar Tahiri.

Tutje Labi ka thënë se edhe ai ose ndonjë anëtar i familjes së tij mund të vdesin nga ndonjë virus por se thotë se puna e maskës është vendim tepër fëmijërorë dhe jashtëzakonisht nënçmues për banorët e vendit.
“Kem me vd*ek se kem me vd*ek. Ju lutem hapni syt e mendoni pozitiv!” ka shkruar Labi./Gazeta Express
https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/4067870033288350