Maqedoni: Hako*het faqja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe për momentin nuk funksionon


Ministria e Shëndetësisë informon se është ha*kuar dhe për momentin nuk funksionon web-faqja e ministrisë. Nga ministria thonë se nuk funksionojnë as e-mailet zyrtare të të punësuarve në këtë institucion. “Për momentin he*tohet çka saktësisht ka ndodh, si dhe për sa kohë do të zgjidhet ky problem dhe do ta njoftojmë opinionin”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se komunikimin me mediumet do ta zhvillojnë nëpërmjet një adrese të re elektronike. Ndryshe, mbrëmë është hak*uar edhe faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Përgjegjësinë për këto veprime i ka marrë një grup me llogarinë “anonopsmkd”./Telegrafi/