Milioneri zviceran ka ndërtuar shtëpinë si xhami para 130 viteve në Nojshatel

As industrialistit të shquar zviceran Philippe Suchard nuk do t’i pengonte ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Në vitin 1868, industrialisti i famshëm zviceran Philippe Suchard, shtëpisë së tij të ndërtuar në Neuchâtel (Zvicër) i’a veshi petkun e një arkitekture të një Xhamie bile edhe me një minare të ngritur mbi kulimin e saj të zbukuruar me dizajnin gati se më të përkryer të atyre kohërave.

Jo vetëm se kjo shprehte një akt kënaqësie personale për Ph. Suchard, por kjo nuk iu pengoi aspak të tjerëve as autoriteteve të vendit por as edhe bashkëvendësve të tij të cilët treguan një admirim ndaj veprës së tij. Nga disa, ajo u pagëzua me emrin “Shtëpia Xhami”. Ndër komentimet që e sqarojnë aktin e tij, e hasim edhe sqarimin se përveç se atë e pasiononin udhëtimet, Ph. Suchard tregonte një kureshtje të madhe ndaj vlerave kulturore dhe fetare përfshirë këtu edhe simbolikat e shumta të objekteve fetare. Ph. Suchard, nuk ishte pra as një mysliman i Arabisë, as i Kosovës ose Maqedonisë së Veriut. Ai ishte thjeshtë një njeri që i takonte regjistrit të vlerave, të tolerancës gjithmonë i përkushtuar ndaj humanizmit dhe të diversitetit shoqëror. Kështu që, kjo dëshmohet edhe me faktin se atij jo vetëm se nuk i peng onte aspak, por përkundrazi kishte një kënaqësi që të jetonte në hapësirën e një shtëpie që nuk përngjante në kurrgjë tjetër përveç se në një objekt fetar islam siç është Xhamia.