A do të zgjatet leja për punëtorët migrantë nga Ballkani në Gjermani?


Leja speciale për punëtorët migrantë nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të zgjatet. Sipas një projektligji të Ministrisë Federale të Punës e ashtuquajtura Rregullore për Ballkanin Perëndimor pritet të zgjatet deri në vitin 2023. Në këtë mënyrë qytetarët e Shqipërisë, të Bosnje-Hercegovinës të Maqedonisë së Veriut Malit të Zi të Serbisë dhe të Kosovës kanë të drejtë të vijnë në Gjermani pavarësisht kualifikimit formal për punësim. Çdo vit nga ky ligj mund të përfitojnë deri në 25.000 vetë.

Qytetarët e këtyre vende kanë pasur të drejtë të merrnin vizë pune në Gjermani që nga janari i vitit 2016  madje edhe pa njohuri të gjermanishtes dhe pa kualifikim profesional. Kusht është që aplikanti të paraqesë kontratën e punës dhe miratimin nga Agjenca Federale e Punësimit.