Teksa një numër i madh artistësh shqiptarë kanë protestuar dhe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për masat an*ti-Covid të qeverisë në Shqipëri ka edhe nga ata që mendojnë ndryshe.
Këngëtari Ermal Fejzullahu duket se është dakord me mbylljen e club-eve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.
Ai shprehet se në Shqipëri ka shumë njerëz që nuk sigurojnë dot ushqim ndërkohë që artistët janë të pakënaqur se nuk marrin shumë para.
“Kolegët e mi janë ligështuar sepse nuk kanë pasur shumë punë por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret nuk kanë lidhje lekët është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë” u shpreh Fejzullahu.