Paci*entët mund ta përhapin vi*rusin ndërsa janë në pritje të rezultateve. Kjo është gjithashtu një pen*gesë për punonjësit e shëndetit publik që duhet të identifikojnë kontaktet e pac*ientëve dhe t’i iz*olojnë ato përpara se vi*rusi të përhapet më tej. Gjithashtu, pac*ientët e testuar një ditë mund të infek*tohen ditën tjetër ndërsa presin rezultatin. “Nëse e merr rezultatin pas një jave, ky rezultat në fakt nuk hyn në punë, ai shërben thjesht si dokument për historinë e sëm*undjes,” thotë Zev Williams i Universitetit Columbia të Nju Jorkut. Testimi është kthyer në një problem mjaft urgjent, sepse rreth gjysma e infe*ksioneve mund të përhapen nga njerëz pa simptoma sipas disa vlerësimeve. Aktualisht, procedurat e testimit kërkojnë laboratorë të certifikuar dhe me pajisje të shtrenjta, të specializuara si dhe personel të trajnuar. Laboratorët kanë mungesa kimi*katesh, madje edhe shtupash me të ciat merren mostrat nga hundët e pac*ientëve.
“Testimi duhet të jetë i shpeshtë, në shkallë të gjerë dhe i shpejtë,” thotë Williams. Ai duhet të jetë mjaft i shpejtë në mënyrë që njerëzit t’i marrin rezultatet para se të hipin në aeroplan, të hyjnë në një shtëpi të moshuarish ose të shkojnë në shkollë thotë ai. Disa kompani synojnë të zhvillojnë metoda të thjeshta testimi që pacie*ntët të mund t’i bëjnë në shtëpi. Kjo do të eliminonte problemet e furnizimit, dhe do t’i mbante pac*ientët të sigurt dhe do të shmangte in*fektimin e të tjerëve prej tyre. “Testimi në shtëpi mund të ndihmojë në zgjidhjen e pothuajse çdo aspekti se si do ta menaxhojmë pandem*inë, për sa kohë që testi të jetë i saktë dhe i besueshëm,” thotë Rahul Dhanda shef ekzekutiv i kompanisë Sherlock Biosciences. Kjo kompani po zhvillon një test të quajtur INSPECTR që i ngjan testit të shtatzanisë në shtëpi. Përdoruesi vendos pak pështymë mbi një shirit letre në një mbajtëse plastike. Pas rreth gjysmë ore, letra ndryshon ngjyrë nëse përdoruesi është i inf*ektuar. Rahul Dhanda thotë se ky test duhet të kushtojë jo më shumë se 30 dollarë. Kompania shpreson ta nxjerrë testin në treg në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Firma Sherlock po punon gjithashtu për një sistem testimi që mund të bëhet nëpër farmaci, dyqane ushqimore, shtëpi të moshuarish ose pothuajse në në çdo objekt tjetër që ka energji elektrike. Ai funksionon me një pajisje të prodhuar nga firma e pajisjeve mjekësore Binx dhe që aktualisht përdoret në klinika për testimin e infe*ksioneve që transmetohen me rrugë se*ksuale. Pa*cientët pë*shtyjnë në një tub dhe e marrin rezultate pas gjysmë ore. Firma Sherlock shpreson që sistemi të jetë gati për funsionim në vjeshtë. Sistemi bazohet në një metodë që kompania po e përdor në një test tashmë të miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave. Testi përdor sistemin CRISPR për ndryshimin e gjeneve dhe identifikon karakteristikat gjenetike të v*irusit.