Dafina e ka një reagim EPIK për serbët që thonë ‘Kosova është Serbi’


Dialogu Kosovë-Serbi nga njëra anë dhe imazhi që e hodhi Dua Lipa në anën tjetër, kanë zgjuar reagime të shumta sa i përket raporteve mes këtyre dy shteteve.
Të gjithë e dijmë që Kosova është shtet i pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë, siç pretendojnë ata.

Nga ana tjetër, ditët e fundit është bërë një fushatë e madhe nga artistë shqiptarë ndaj kompanisë ‘Apple’ për të përmirësuar gabimin e bërë.
Dhe postimet e shumta dhe të ndryshme nga artistët tanë që tregojnë për historinë e vendit tonë, kanë nxitur reagime tek serbët, nga të cilët s’kanë munguar as kërcënimet.
Dafina Zeqiri së fundmi publikoi një video në profilin e saj në Instagram, ku shihej duke qeshur, dhe si përshkrim të saj shkroi “Serbia kur thotë se Kosova është pjesë e saj, dhe kosovarët që e dinë të vërtetën”.