Kërkohet dorëheqja e Mickoskit


Nuk kishte shkëlqim në sytë e anëtarëve të partisë tonë. Ne humbëm të gjithë anëtarët e VMRO. “Unë mendoj se VMRO-DPMNE nuk do të jetë në gjendje të formojë qeverinë” tha Rangelova.
Deputetja në largim Daniela Rangelova, nga radhët e VMRO-DPMNE në një paraqitje e ftuar në Tv24 thotë se është normale pas humbjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që Hristijan Mickoski të japë dorëh*eqjen nga pozita e kryetarit të partisë.

Politikat e këqija duhet të lihen pas për të mësuar nga gabimet, theksoi Rangelova në intervistën e saj.
Është e nevojshme dhe më e rëndësishmja të demokratizohet partia, që anëtarët të kenë të drejtën e mendimit të tyre. “Pas kësaj interviste unë do të masa*krohem në rrjetet sociale, por jo të gjithë mund ta durojnë atë të vijnë dhe të thonë të vërtetën, edhe pse e dinë se është realiteti”, tha Rangelova.
Vlerësimi i gabuar i VMRO-DPMNE-së, pra Hristijan Mickoskit, thotë Rangelova ishte investimi në partinë politike ‘E majta’.