Projekti kryesor i LSDM-së të cilin e realizoi në këtë sundim trevjeçar është rryshfeti në zgjedhje të cilin e zbatoi masovikisht dhe pa kontroll. Pak para zgjedhjeve, janë lëshuar në qarkullim kartela pagesore me të cilat mijëra qytetarë kanë marrë prej 100 deri 200 euro. Për këtë dedikim drejtpërdrejtë nga buxheti shtetëror janë marrë afër 30 milionë euro. Në dy ditë para zgjedhjeve duke e shkelur nenin 8-a paragrafi 1a.2 nga Kodi penal dhe neni 43 nga Ligji për pengimin e korrupsionit dhe përplasjes së intersave LSDM-ja ka ndarë dhjetëra mijë kartela për naftë të gjelbër mes bujqve me ç’rast ka harxhuar 200 milionë denarë shtesë ose 3.5 milionë euro.
Në mënyrën e njëjtë, duke i shkelur ligjet e njëjta, dy javë para asaj, Qeveria përmes Sekretariatit të përgjithshëm ka ndarë gjysmë milionë euro për 40 organizata joqeveritare.
Në mënyrë shtesë gjatë tërë periudhës nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme e deri në ditën e zgjedhjeve janë ndarë para për ndërmarrjet, me vlerë prej 100 milionë euro. Të ashtuquajturën ndihmë për ekonomi kanë marrë vetëm ndërmarrje të zgjedhura, e tani shohim edhe pse.
Tërë rryshfetit institucional i pasoi edhe ai në terren para të zeza të gatshme të cilat i kanë ndarë dy ditë para dhe në ditën e zgjedhjeve. Gjatë ndarjes së një pjese të parave janë kapur dy kryetarë të komunave nga radhët e LSDM-së, të cilët edhe janë arrestuar por për shkak të faktit se prokuroria nuk ju shqiptoi paraburgim, ata nuk përgjigjen dhe nuk i procesuojnë paditë. Në Shtip në pronë të një personi janë kapur rreth 40-të letërnjoftime, të cilat po ashtu kanë qenë pjesë e skemës me rryshfet.
PP dhe institucionet e obliguara për ndriçimin e këtyre rasteve heshtin. Heshtin pasi po e shpëtojnë Zaevin e mjerë, i cili është i vetëdijshëm se nëse vendoset shteti juridik, do të duhet të përgjigjet.
Prokuroria pubike patjetër duhet të reagojë dhe të ngrit procvedura kundër këtyre rasteve dhe ta mbrojë shtetin juridik. Populli qartë u përcaktua për ndryshime dhe dënimi për të gjithë kriminelët kundër popullit të tyre po vjen.
Orce Gjorgjievski anëtar i KE të VMRO-DPMNE