Doktor Ilir Hasani zgjidhet përfaqësues i Maqedonisë në Shoqatën Botërore të Ortopedëve dhe Traumatologëve


Mjeku i njohur shqiptar nga Kumanova Ilir Hasani do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në një institucion të rëndësishëm ndërkombëtar shëndetësor. Informacionin e ka shperndarë vetë mjeku Hasani në rrjetet sociale.
“Ndjehem i privilegjuar për zgjedhjen time si përfaqësues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në shoqatën Botërore të Ortopedëve dhe Traumatologëve – SICOT (Société Internationale de Chirurgie Orthopédique et de Traumatologie)” ka shkruar Hasani në facebook.

Dr. Ilir Hasani edhe pse në një moshë të re është një kuadër me karierë të pasur profesionale dhe intelektuale gjë që e ka bërë të jetë ndër kuadrot më kë kërkuar në Maqedoni por edhe në rajon.
Ai lindi në Kumanovë në vitin 1977 në një familje mjekësh dhe me traditë intelektuale . Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kreu ne Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup ku diplomoi në vitin 2001.

Dy vitet e nevojshme për pervojën mjekësore ai qe i punësuar si Mjek i Përgjithshëm në spitalin privat “Zana” dhe në vitin 2003 ai punoi si vullentar në repartin e Traumatologjisë pranë Qendrës Klinike në Shkup në të cilën u punësua ne vitin 2006 dhe mori titullin Assistent i ri. Në vitin 2008 z. Hasani mori titullin Specialist i Kirurgjisë së Përgjithëshme ndërsa në vitin 2015 zgjidhet si asistent në lëndën e Kirurgjisë për të vazhduar pastaj në vitin 2016 subspecializimin në Traumatologji.