Behgjet Pacolli i del në mbrojte Dua Lipës: U tregua e sinqertë, ndonjëherë e vërteta dhemb

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ditën e sotme ka postur në ‘Instagram’ flamurin ‘Autochthonous’, dhe ndaj kësaj ka pasur reagime të shumta, ku nuk kanë munguar dhe fyerjet nga serbët.

Këngëtares i ka dalë në mbrojtje deputeti i Kuvendit të Kosovës Behgjet Pacolli.

Ai shkruan se Dua thjesht ishte treguar e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit.

Sipas Pacollit, Dua tregoi të vërtetën, por e vërteta ndonjëherë dhemb.

“Ne mund të jemi një popull dhe vend i vogël, por kemi artistën femër më të dëgjuar në botë. Unë shoh sot që Dua po sulmohet nga huliganët dhe nacionalistët serbë për një postim të saj, por ajo thjesht ishte e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit tonë. Ndonjëherë e vërteta dhemb. Dua, Rita, Majlinda, Bebe dhe të tjerët: Vazhdoni të na bëni krenarë,” shkruan Pacolli në postimin e tij, teksa ka publikuar një fotë në krahët e Duas.