Sot rreth orës tetë të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në autostradën Komoran – Prishtinë. Në aksident është përshifrë një veturë e cila nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga ka prishur rrethojën mbrojtëse dhe pastaj është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike. Vde*kjen e një personi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PK’së Baki Kelani.
“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zj*arrfikësit si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vde*kjen e një personi” ka thënë Kelani.
Mësohet se shoferi ishte një djalë 22 vjeçar dhe ishte duke vozitur BMW X6./gm/