Dasmat shqiptare kushtojnë shumë sidomos ata që organizojnë dasma tradicionale! Vetëm veshjet e nuseve në Kërçovë kushtojnë mijëra euro deri 250 mijë.
Për të marrë një vajzë nga Kërçova e Maqedonisë dhëndri i ardhshëm duhet të ketë 5 mijë euro për një fustan sipas traditave shqiptare e po ta shikosh në përgjithësi atij i duhen 250 mijë për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet që kërkohen nga familja e vajzës.
Gjësendet e arit që vendos nusja natën e dasmës, zakonisht kanë çmime nga 1 mijë deri në 5 mijë euro.
“Kur kërkojnë nuse në Kërçovë nëse nuk je i zoti të veshësh në dylyma të arit 250 mijë dollarë atëherë nusen nuk ta japin.” është shprehur Elton Mehaj që ka qenë pjesëmarrës në një dasëm atje./gm/