Ishin zgjedhjet Parlamentare dhe para gjashtë vitesh Zijadin Sela i bënte një ultimatum kreut të partisë së tij të dkurshme Menduh Thacit të PDSH-së. Me të drejtë si asnjëherë më parë ai kërkonte dicka që në politikë duhet të ndodhë kur i humb zgjedhjet.Kërkonte dorëheqjen e një lideri. Por vite më vonë dolën që këto të jenë vetëm një kamuflim i përkryer i Zijadin Selës sepse ai rrëshqiti akoma më keq se paraardhësi i tij. Sot pas humbjeve serike të tij nuk ka forcë që e shkulë atë nga kreu i partisë. Zijadin Sela poashtu nuk e njeh dorëheqjen.
Ai vazhdoi të jetë vetëm një kopje e njëjtë e atij njeriu që i kërkonte llogari dikur për disfatat politike dhe sot ka rënë në të njëjtën humnerë por me të njëjtin mentalitet fund e krye.Sela humbi sërish më 15 Korrik.
Si u ndanë rrugët mes Selës dhe Thacit? Zijadin Sela para gjashtë vitesh i dha ultimatum Menduh Thacit se nëse i humb zgjedhjet parlamentare të hiqet nga kreu i partisë.Nëse Thaci nuk tërhiqet deklaroi Sela atë kohë, atëherë do fillojë procedurën e brendshme partiake për të shkarkuar Kryesinë aktuale të PDSH-së
Deri në përfundimin e zgjedhjeve Parlamentare dega e PDSH-së në Strugë do të vazhdojë moratoriumin e përgjithshëm të aktiviteteve pa mbajtur përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve në Strugë u shpreh atë kohë Sela. Sela i dëshiroi Thacit suksese në zgjedhje .”Nëse i fiton zgjedhjet duhet sjellur politikisht korrekt dhe duhet thënë urdhëro vazhdo dhe realizoe marrëveshjen e re politike por nëse i humb zgjedhjet më datë 27 Prill unë i them prej sot të jep dorëheqje” tha ai.
Kandidimi i Zija Jonuzit si bartës liste në njësinë e pesët zgjedhore u bë shkak për përcarjen e PDSH-së në këtë qytet dhe prej asaj kohe u ndanë rrugët mes Thacit dhe Selës. Thaci timonin e liderit të PDSH-së e morri pikërisht në Strugë në vitin 2007. Por sot në realitetin e ri politikë është Sela ai që ndodhet në lëkurën e atij që i kërkonte dorëheqjen dhe akoma më keq për të sepse ai humbi pikërisht në vendin ku bëri moratorium, pra në Strugën e tij që po e humb disa herë.
A do të ketë njerëz brenda ASH-së që do kërkojnë dorëheqjen e Selës , kjo pritet të shihet ditëve në vijim por tashmë një gjë dihet botërisht se kreut te ASH-së po i lëkundet karrikja për shkak të humbjeve serike .TetovaSot