Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, u ka kërkuar institucioneve të rendit MPB dhe inspektorateve kompetente që të sanksionojnë ahengjet të organizuara nëpër qytete të ndryshme, që janë në kundërshtim me protokollet shëndetësore. “Po shikoj fotografi në mediat sociale prej ahengjeve në më shumë qytete pa u respektuar protokollet dhe masat për mbrojtje nga Kovid-19. Kërkoj urgjentisht institucionet kompetente MPB dhe inspektoratet kompetente të zbatojnë hetime dhe t’i sanksionojnë këto tubime në mënyrë të palejuar Të rinjtë duhet në tërësi t’i respektojnë masat për mbrojtje nga kor*onavi*rusi, ta mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre”, tha dje Filipçe.
Inspektorati i tregut në ndërkohë ka paralajmëruar kal*lëzime p*enale për pronarët e klubeve të natës që kanë punuar këtë fundjavë pa i respektuar masat parandaluese.