Osmani: E shtrijmë dorën e bashkëpunimit me të gjithë

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani pas konfirmimit të rezultateve nga KSHZ ka uruar të gjitha partitë politike e në veçanti partitë politike shqiptare. Sipas tij tani është koha për bashkëpunim që sa më parë të formohen institucionet që të përballen me pand emin dhe pasojat ekonomike. “Pas konfirmimit të rezultateve nga KQZ dua që t’u uroj të gjitha partive politike për sukseset e arritura, veçanërisht partive politike shqiptare të cilat treguan pjekuri në garën politike dhe e ritën dukshëm përfaqësimin e shqiptarëve në parlament.

Tani koha e kompeticionit mbaroi dhe duhet gjithë të bashkëpunojmë që sa më parë t’i formojmë institucionet me qëllim që të ballafaqohemi me pan deminë, me pasojat ekonomike të saj por edhe të përgatitemi për fillimin e negociatave. E shtrijmë dorën e bashkëpunimit me të gjithë, pa hatërmbetje t’i përveshim mëngët dhe të punojmë për një jetë më të mirë për të gjithë. Askush mos të ndihet i dëshpëruar do punojmë për të gjithë njësoj dhe pa dallime politike dhe etnike.