COVID-19 nuk do të largohet, të paktën për njëfarë kohe. Njerëzit e rrezi kuar do të kenë frikë të dalin jashtë, do të tkurrin konsumin, bizneset nga ana e tyre do të vuajnë pasojat e kësaj sjelljeje dhe ekonomia do të mbetet nën potencial, edhe të paktën në një afat të mesëm. Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Askush nuk mund ta thotë se sa do të zgjasë ky normalitet i ri, por një gjë është e sigurt: shumë gjëra kanë ndryshuar. Psikologjia e njerëzve po përshtatet. Në periudha të pasigurta, kur së ardhmes nuk i dihet dhe kur shumëkush mund të ketë humbur apo rre zikon të largohet nga puna ata tentojnë të kursejnë dhe të shpenzojnë vetëm për produktet e domosdoshme. Një sondazh i fundit gjeti se 59% e tyre nuk planifikojnë të shkojnë me pushime, pjesa më e madhe e të cilëve për faktin e thjeshtë se nuk e përballojnë dot.
Me shtetet që vijojnë të jenë të mbyllura në guaskën e tyre, për t’u mbrojtur nga inf eksioni që nuk po i vjen fundi, shpresa se turizmi do të rigjallëronte sadopak ekonominë, sa vjen e po zbehet. Kërkesa për distancim fizik ka zhbërë shumë aktivitete që në periudhën e verës zgjonin konsumin, si festat, dasmat klubet e natës etj. Vjeshta sjell edhe më shumë dilema pasi inf eksioni i shoqëruar me vir oza të tjera mund të bëhet edhe më i egër. Përvoja e këtyre muajve ka treguar se nëse ka një gjë që mësuam nga v irusi është fakti i vetëm se ai është i paparashikueshëm. Për një vend të bazuar te mikrobizneset dhe konsumi i brendshëm, ky normalitet i ri pritet që të jetë pothuajse f atal. Sipas të dhënave të INSTAT, 50% e sipërmarrjeve në vend ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtisë me pakicë, ose në atë të shërbimeve të ushqimit dhe pijeve (bareve e restoranteve), ku mbizotëron vetëpunësimi. Shumë të tjera janë po në fushën e tregtisë me shumicë, apo në shërbime të pasofistikuara, pa vlerë të shtuar të lartë. Për një ekonomi me produktivitet të ulët dhe që mbahet në një trup “parazitar”, infe ksioni pritet të ulë më tej qarkullimin në venat e tij.