Zëdhënësi i SPB Tetovë Fatmir Rexhepi ka dhënë detaje nga aksidenti i mbrëmshëm që ndodhi në ora 23.00 para një objekti hotelierik në rrugën lokale Tetovë-Banjat e Tetovë, kur një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Tetovës i drejtuar nga Sh.G. (32) nga fshati Lisec, ka devijuar nga nga rruga dhe ka fluturuar në bregun e lumit Shkumbim.
Në aksident sipas zëdhënësit Rexhepi pasagjerja M.K. (44) nga Tetova ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes nga pla*gët e mara dhe vde*kjen e saj e konfirmoi mjeku nga shërbimi i urgjencës mjekësore. Pas aksidentit me një autoambulancë Sh.G. dhe pasagjerja 19-vjeçare SH.K. nga Tetova janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për tu ofruar ndihmë mjekësore ku mjeku ka diagnostikuar lëndime të rënda trupore kurse B.E. (34) nga Gostivari ka pësuar lëndime trupore.
Aksidenti u inspektua nga Prokurori publik dhe ekipi nga SPB Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i të ndjerës është transferuar në Spitalin Klinik në Tetovë – Departamenti i Mjekësisë Ligjore për autopsi.