Pronari i laboratorit AVICENA-KS, ka thënë se të premten është ndaluar në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut, por nuk është ar*restuar. Sipas tij policia vetëm e ka pe*nguar të lëvizë derisa shkuan zyrtar nga inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë, pastaj i njëjti thotë se i ka prezantuar të gjitha dokumentet e nevojshme tek ky institucion. Dhe pas përfundimit të këtyre procedurave personi në fjalë ka vazhduar punën.
Ky thotë se ka bashkëpunim me një spital në Maqedoni të Veriut për të kryer analiza, dhe për secilën veprimtari që e zhvillon posedon dokumentet e nevojshme. “Kemi krijuar bashkëpunim me një spital atje deri sa furnizohemi me aparate PCR të cilat duhet t’i presim deri në 2 muaj dhe e kemi bërë në formën e bashkëpunimit deri në at kohë që e kemi menduar ta praktikojmë mbas furnizimit me aparate PCR me kontrata valide bashkëpunimi të bazuara në ligj. Posedojmë kontratë bashkëpunimi me spitale të specializuara për Covid-19”, ka thënë Pronari i laboratorit AVICENA-KS .