Dy astronautë amerikanë të NASA do të bëjnë sërish një udhëtim rreth orbitës së tokës më datë 1 gusht.
Këtë e ka konfirmuar kreu i NASA-s, Jim Braindenstein përmes një postimi në Twitter ku ndër të tjera shkruan se kapsula hapësinore do të ulet më datë 2 gusht.
Bob Behnken 49 vjeç dhe Doug Hurley 53 vjeç kryen provën e parë të udhëtimit në orbitën e tokës më 30 maj të këtij viti.
Kështu ata bëhen austronautët e parë që kanë udhëtuar përmes një kapsule nga një kompani private SpaceX.
Fluturimi ishte gjithashtu i pari i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara që nga 2011, kur u pezulluan misionet e anijes hapësinore.