Komisioni Evropian i ka uruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut që e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik pavarësisht sfidave nga KOVID-19 thuhet në reagimin fillestar të BE-së. Reagimi i BE-së bazohet në gjetjet e publikuara dje nga vëzhguesit ndërkombëtarë nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), sipas të cilëve zgjedhjet në përgjithësi u zhvilluan mirë dhe me disa adaptime për shkak të pandemisë dhe fushata ishte vërtet konkurruese por stabiliteti ligjor ishte minuar me rishikime thelbësore të kornizës ligjore dhe dekreteve të mëpasshme të qeverisë
Sapo OSBE / ODIHR të nxjerr rekomandimet e saj për zgjedhjet e ardhshme Bashkimi Evropian pret që të gjithë aktorët politikë institucionet përkatëse dhe palët e interesuara të vazhdojnë të punojnë së bashku për t’i zbatuar ato rekomandime shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme. “Ne mezi presim të punojmë me një parlament të fortë dhe një koalicion të qëndrueshëm qeveritar që duhet të përmbushë objektivin strategjik të vendit për integrimin në BE dhe të adresojë pritjet e qytetarëve. Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë t’i përgjigjemi bashkërisht pandemisë COVID-19 dhe pasojave të saj.
Ne presim që autoritetet të vazhdojnë të realizojnë zotimet e vendit ndaj BE-së, të vazhdojnë dhe të përshpejtojnë zbatimin e reformave të BE-së veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të forcojnë më tej të mirat marrëdhëniet e mira fqinjësore. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së dhe mezi pret mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur” thuhet në letrën e përbashkët të përfaqësuesit të lartë/zëvendës-kryetarit Zhozef Borell dhe komisionierit për politikë fqinjësore dhe zgjerim Oliver Varejli në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut./Portalb