Në studion e e misionit me “Zemër të Hapur” nga Evis Ahmeti u trajtua sot historia e dhi*mbshme e një 30-vjeçareje nga fshati Arrëz i Dibrës. Një histori që zë fill në moshën 3-vjeçare moshë në të cilën 30-vjeçarja hum*bet babain nga një infarkt në zemër.
Pikërisht këtu nis edhe kalvari i gjatë i vua*jtjeve. U detyrua të jetonte me gjyshin dhe gjyshen pasi nëna pas një dakortësie me njerëzit e bashkëshortit u kthye në familjen e babait të saj.
Pas pesë vitesh nga vd*ekja e bashkëshortit nëna u martua dhe vajza jetoi deri në moshën 30 vjeçare në familjen e gjyshërve. Në moshën 30-vjeçare e martojnë me shkuesi dhe pas tre muajsh fejesë largohet në Itali së bashku me bashkëshortin. Pas pesë muajsh 30-vjeçarja sillet në shtëpinë e gjyshërve pasi bashkëshorti nuk dëshiron të jetoj me të.