Prej sot Bullgaria mbyll kufijtë me për shtetasit e Maqedonisë


Prej sot Bullgaria ka vendosur që të mbyllë kufijtë për gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut nga 16 korriku deri më 31 korrik.

Vendimi është sjellë përshkak përkeqësimit të situatës epidemilogjike dhe ka të bëjë me gjitha vendkalimet kufitare, ajrore dhe hekurudhore.

E vetmja mënyrë për të hyrë në Bullgari, është për qytetarët e Maqedonisë të cilët kthehen në Maqedoni. Tranziti lejohet vetëm në raste kur garantohet lëshimi i territorit të Bullgarisë.

Mediat bullgare bëjnë të ditur se e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët e Serbisë, Bosnjës, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë.