Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ja mandatet e deputetëve të fituara nga partitë


KSZH ka publikuar 96 përqind të rezultateve të përpunuara nga votimet e djeshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Nga afër 96 përqind të rezultateve të përpunuara, LSDM është fituese e këtyre zgjedhjeve me 36.13 përqind. Pas saj radhitet VMRO-DPMNE me 34.65 përqind, e cila humbë këto zgjedhje.

BDI në kampin shqiptar ka fituar me 11.72 përqind , ndërsa pas saj radhitet koalicioni ASH – AAA me 8.85 përqind. Pas këtyre partive kryesore, E Majta radhitet me 3.96 përqind, ndërsa pas kësaj vijon PDSH me 1.57 përqind . KSHZ nuk ka dhënë detaje zyrtare se si do të jetë shpërndarja e mandateve të deputetëve në bazë të këtyre rezultateve, por televizioni Telma ka bërë simulimet e saj duke u bazuar në të dhënat e KSHZ. Sipas këtyre të dhënave koalicioni MUNDEMI i udhëhequr nga LSDM ka fituar 45 deputetë, VMRO-DPMNE 44 deputetë, BDI 16 deputetë koalicioni ASH – AAA 12 deputetë E Majta 2 deputetë dhe PDSH 1 deputetë.