Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, pas përfundimit të procesit zgjedhor në konferencë tha se në këto zgjedhje kanë fituar shqiptarët. Ai tha se partia e tij është fituese bindëse në këto zgjedhje, ndërsa i falënderoi të gjithë ata që e kanë.
“Besoj as votuesit nuk do të zhgënjehen prej neve, por as edhe shqiptarët. Sepse atë që kemi bërë tani, nuk e kemi bërë vetëm për shqiptarët, por për të gjithë qytetarët. Unë në emër të bashkëpunëtorëve them se jemi fitues absolut tek shqiptarët”. Ai shtoi se BDI ka siguruar mbi 100 mijë vota, duke shtuar se është fitore absolute e partisë së tij në të gjitha zonat zgjedhore.