Eksperti i ekonomisë dhe ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka reaguar ndaj politikanëve në Kosovë të cilët i ka aku*zuar se nuk po punojnë në interes të Kosovës por vetëm për në interes të pushtetit.
Gërxhaliu thotë se pas kësaj situate emergjente që gjendemi për shkak të pandemisë politikanët tanë duhet të bëjnë më tepër dhe jo vetëm të flasin.
“Politikanët duhet të jenë në interes të shtetit dhe jo të pushtetit dhe kolltuqeve përmes të cilave shumë më tepër janë të angazhuar që të përfitojnë tenderë dhe pozita dhe jo të çajnë hallin qytetarit dhe me një qasje të tillë po e futin frikën në Kosovë dhe sëmundja e Kosovës sot është ankthi çka nesër si nesër dhe ku të vazhdojmë nesër”, thotë ai.
Sipas tij duhet të kuptohet që sanimi ekonomik kërkon vërtet përkushtim dhe mobilizim.
“Për momentin Kosovës i duhet 1 miliardë e 200 milionë e deri 1 miliardë e 400 milionë euro dhe në këtë drejtim duhet që të unifikohen të gjitha forcat që kjo të realizohet. Përndryshe në qoftëse një shteti i shkat*ërrohet sektori privat ardhmërinë do ta ketë vërtetë mjaftë shqetësuese”, shton ai.
Ai tutje thekson se nuk i bëhet nderë Kosovës nga ky vend i cili tentohet vetëm të ikët dhe jo për të qëndruar.
“Por çka është më e keqja ikin intelektualët njerëzit e dijes dhe mbesin vetëm ata që janë servil të pakurrizor dhe shpëtimin e vetëm e gjejnë duke aderuar në parti politike të cilat i shfrytëzojnë për punësim dhe për favore të tjera. Prandaj është koha që sot të bëjmë diçka për Kosovën se kam frikë që nesër do të jetë vonë” përfundon Safet Gërxhaliu.