Reagon Zejdi, ja çka thotë për bojkotin e aktivistëve të ASH-së


Pas lajmeve se  aktivist të ASH-së kanë bojkotuar Zejdin në Shkup, menjëherë ka reaguar bartësi i listës së koaliconit ASH-AAA Skender Zejd Rexhepi duke thënë se nuk janë të verteta këto lajme.

“MOS BINI PRE NGA LAJMET E RREJSHME TE FAQET “TONA” QË KEQPËRDORIN FOTON TIME Të nderuar aktivistë të koalicionit Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa… Jam i vetëdijshëm që ju e dini shumë mirë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve parlamentare dhe shan*tazhet që i bëjnë të tjerët ndaj nesh. Mos lejoni të bini pre e qëllimeve përçarëse nga oponentët tanë, qofshin ato qëllime të shprehura nëpërmjet faqeve “tona” duke keqpërdorur edhe foton time. Koalicioni ynë është i paluhatshëm dhe aktivistat tonë e kanë bërë të pamundërën. Aktivistët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, janë heronjtë tonë të cilët gjatë gjithë fushatës na kanë përkrahur pa aspak rezervë. Asnjëherë nuk dyshoj në fuqinë e koalicionit tonë, të aktivistëve tanë të përbashkët, ndërsa oponentët tanë nga bindja se do të humbin mundohem me lajme të rrejme të na dëmtojnë, por nuk do tia arrijnë qëllimit. Fitorja jonë është e pashmangshme. TASH ËSHTË KOHA!” ka reaguar Zejdi.