COVID-19, si të mbroheni nëse po shkoni të votoni

Maqedonia e Veriut zhvillon sot zgjedhjet e parakohëshme, por ndërkohë situata nga COVID-19 nuk ka mbaruar akoma. Ndiqni rekomandimet e mëposhtme për votim dhe mbrojtje kundër virusit:

Ejani në vendvotim me maskë, Maska duhet të mbulojë nofullën, gojën dhe hundën. Shmangni shtrëngimin e duarve dhe kontaktet e tjera fizike. Kur të jeni në vendvotim, mbani distancën sipas rekomandimeve të sigurisë. Në vendvotim mund të ketë po aq votues sa edhe paravanë të votimit. Dezinfektoni duart para dhe pasi të keni votuar duke përdorur një mjet për dezinfektim.
Në vendvotim, anëtarët e këshillit zgjedhor do të mbajnë pajisje mbrojtëse dhe do të respektojnë rregullat për ruajtjen e distancës, në përputhje me rekomandimet e sigurisë. Dhomat do të ajrosen. Kur të vërtetohet identiteti i votuesit, ky i fundit do të duhet të heqë maskën shkurt dhe pastaj ta kthejë në vend në mënyrë po aq të sigurt sa edhe e ka hequr. Pasi të keni ushtruar të drejtën e votës, mos qëndroni në vendvotim.