KSHZ: Nuk është e saktë se dihen rezultatet nga votimi i djeshëm


Zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani, sot në konferencë për shtyp i vlerësoi si spekulime informacionet se rezultatet e votimit të djeshëm, tashmë janë publikuar. Ai tha se akoma nuk janë numëruar votat e personave të cilët votuan gjatë ditës së djeshme, e që kanë qenë pozitiv me COVID-19 dhe në vetizolim.

“Fletvotimet vendosen në kutinë bazë, pa mos u hapur. E njëjta kuti shfrytëzohet edhe sot, gjatë votimit të personave të pafuqishëm dhe të burgosur. Fletvotimet e personave pozitiv me COVID-19 dhe të atyre që do të votojnë sot do të numërohen pas përfundimit të procesit të votimeve, gjatë ditës së nesërme”, tha Shabani.

Ndryshe, dje me protokolle të veçanta 723 persona me COVID-19 e realizuan të drejtën e tyre të votës, ndërsa sot votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe personat e pafuqishëm./Telegrafi/