Nga SPB-Tetovë informojnë se dje 32 persona nuk kanë respektuar masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse.
“Gjatë 24-orëve të kaluara sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (13-14-korrik) për parandalimin e përhapjes së coronavirusit
ndaj 32 personave janë përgatitur fletëpagesa për kundërvajtje për mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë në bazë të nenit 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësisht për mosmbajtje të maskave mbrojtëse” thonë nga SPB-Tetovë.
Poashtu gjatë kësaj periudhe nga inspektorati shtetërorë sanitar dhe shëndetësorë janë përgatitur vendime për izolim për 61-persona kurse janë kontrolluar 774 persona me vendime të tilla.