Dibër, përfundon votimi i personave të infektuar dhe të vetëizoluar!


Në Dibër ka përfunduar procesi i votimit të personave të infektuar me Covid-19 dhe personave të izoluar.

Në Komunën e Dibrës, në KSHZ janë regjistruar gjithsej 15 persona të prekur me Covid -19 dhe të vetëizoluar. Të gjithë 15 personat sot e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Ndërsa nesër në Dibër të drejtën e votës do të mund ta shfrytëzojnë 29 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.