Kurti: Thaçi e çoi karrigen e Presidentit në Hagë


Ish-kryeministri Albin Kurti ka komentuar me anë të një video mesazhi intervistimin e presidentit të vendit Hashim Thaci nga Prokurori i Specializuar në Hagë. Ai ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti është vegël e presidentit Thaçi derisa për presidentin ka thënë se ulësen e të parit të shtetit e ka marrë me vete para prokurorisë speciale.

“Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend. Pse kjo qeveri na kër*cënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje? Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës vegël e Thaçit e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë” ka thënë ai

Kurti shton se ai nuk mund ta marrë me vete karrigen presidenciale e ta cojë në prokurori e gjykatë.
“Në republikë sovran është shteti e burim i sovranitetit populli; në monarki sovran është mbreti. Presidenti nuk është sovrani. Ai nuk mund ta marrë me vete karrigen presidenciale e ta çojë në prokurori a gjykatë. Kosova nuk ua ka pasur borxh këtë” ka thënë ai.