Përgatitje për valë eventuale në vjeshtë të Kovid-19, formohen Kovid-qendra” rajonale në 16 komuna

epa08530616 People wearing protective mask, wait to enter the post office in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 July 2020. Despite high numbers of coronavirus infections, the Government stopped safety measures and opened all border crossings without any conditions for passing. North Macedonia will hold elections on July, 15. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Kryetarët e 16 komunave në vend e mbështetën propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Komisionit për Sëmundje Infektive për formim të “Kovid qendrave” rajonale në qytetet ku tashmë ekzistojnë spitale të përgjithshme dhe shtëpi shëndetësore. Nga Ministria e Shëndetësisë theksuan se këto aktivitete zhvillohen në suaza të përgatitjeve të sistemit shëndetësor për valën e koronavirusit në vjeshtë ndërsa qëllimi është të sigurohet trajtim përkatës dhe triazh i pacientëve pozitiv ose të dyshimtë për Kovid-19 pa e kompromituar punën e rregullt të spitaleve dhe shëndetin e pacientëve tjerë.

Bëhet fjalë për kapacitete plotësuese kohore përkatësisht spitale montuese modulare ose krijim i shtigjeve të veçanta dhe kushteve në disa objekte si dhe vendosje dhe përshtatje e kapaciteteve tjera të caktuara të cilat mund të adaptohen dhe përdoren si Kovid qendra të përkohshme. Më 10 korrik në nismën e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe ndërsa me mbështetje të Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjeve lokale (BNJVL) përmes platformës elektronike u mbajt mbledhje pune me kryetarët e komunave të Gjevgjelisë Kumanovës Kavadarit Strumicës Kërçovës Dibrës Gostivarit Strugës Koçanit Ohrit Velesit Tetovës Shtipit Manastirit Resnjës dhe Prilepit.

Kërkesat infrastrukturore janë ngushtë të lidhura me personelin pajisjen dhe resurset dhe nëse të njëjtat nuk vendosen në fokus ato mund të paraqiten si faktor i rëndësishëm kufizues potencojnë nga Ministria. Në atë kuptim siç potencohet koordinimi strategjik planifikimi proaktiv vlerësimi i opsioneve dhe prioritizimi janë të rëndësishme në luftën me koronavirusin. “Nga ana e kryetarëve të pranishëm të komunave ishte përshëndetur nisma e Ministrisë dhe ishte pranuar qasja e tillë e koordinimit.

Ata e shprehën gatishmërinë e tyre e theksuan mbështetjen e tyre pa rezerva dhe u pajtuan se do t’i vendosin të gjitha kapacitetet e tyre në dispozicion në suaza të integrimeve të tyre. Aktivitetet për përgatitje për valë eventuale në vjeshtë të Kovid-19 vazhdojnë më 14 korrik kur Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive organizojnë mbledhje me drejtorët e spitaleve të këtyre qyteteve në lidhje me kapacitetet shëndetësore dhe nevojat teknike që të përgatitet përgjgigje përkatëse në kohë e valës eventuale në vjeshtë e Kovid-19 në vend” qëndron në kumtesë.