Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas përfundimit të takimit të Këshillit të Sigurisë, është marr vendim që të shtohen masat shtesë pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.
Hoti në një konferencë për media, ka thënë se gjendja po rën*dohet.
“Siç e keni parë nga shifrat gjendja po rën*dohet. Jemi në limitet e kapacitetet. Jemi duke krijuar kapacitete shtesë. Javëve të fundit kemi marr disa vendime për masa të reja. Kemi shqyrtuar dy skenari shtimi i disa masave dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Sapo e kryem edhe mbledhjen e Këshillit e Sigurisë kemi marr vendim që shkojmë me skenarin e parë. Ku në mbledhjen e Qeverisë do të miratohen disa nga masat. Masat do të janë rigor*ozitet që kemi marr siç janë maska distanca dhe higjiena”, tha Hoti.
Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 615 raste me COVID-19 pozitiv.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve deri të shtunën ka arritur në 4,715 nga 27,723 teste të bëra ndërsa janë shënuar 101 raste të vde*kjeve.