Kryeinfermierja për Eliza Hoxhën: ‘Kah po ia man oj pozitive’

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosoës Arta Sejdiu ka bërë thirrje që deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha e cila është infe*ktuar me COVID-19, të dën*ohet për thy*erje të rregullave të vetizolimit.

Hoxha, dje u pa në rrugë përkundër faktit që do të duhej të ishte e izo*luar si paciente me Covid-19.

Deputetja vetë njoftoi ditë më parë që është e infe*ktuar teksa Sejdiu përveç deputetes krit*ikoi edhe inspektoriatin që nuk e ka dën*uar ende atë për veprimin e bërë.

“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stig*matizu, po po du ti me u de*nu!!!! Derisa te del lajmi qe je den*uar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna. E nese ke dale per arsye shendetesore dil me raport, na e mbyll gojen te gjitheve!!!”, shkroi Sejdiu.

Ndryshe, vetëm ditë më parë, në Vushtrri u dën*ua një infermiere me 1,000 euro gjo*bë për faktin që u zu në rrugë nga policia dhe inspektoriati, edhe pse kishte rezultuar pozitiv me COVID-19

Ndërsa deputetja Hoxha, ishte arsyetuar se po priste në rrugë vëllain që ta dërgonte për rëntgen të mushkërive.

“Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme.”, ka shkruar ndër të tjera Hoxha.

Ky është postimi i plotë i kryeinfermieres:

Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stig*matizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je den*uar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna.