Të hënën të drejtën e votës do të mund ta shfrytëzojnë të infektuarit me Covid-19, të izoluarit , ndërsa të martën të sëmurët kronik.
Tek të infektuarit me Covid-19 dhe tek të izoluarit përveç ekipit vëzhgues do të ketë edhe ekip mjekësor.
Nga numrat e mbledhur rreth votuesve me Covid-19, vërehet qartë se numri i të interesuarve është shumë i vogël. Në Kërçovë, Ohër dhe Strugë nga 584 të infektuar për të votuar janë paraqitur vetëm 127 persona të infektuar dhe izoluar.
Në Kërçovë nga 59 raste aktive persona me Covid-19 dhe të izoluar janë paraqitur vetëm 36 për të shfrytëzuar të drejtën e votës.
KËRÇOVË NUMRAT
NUMRI I TË INFEKTUARVE 68
NUMRI I TË INFEKTUARVE AKTIV 59
NUMRI I VOTUESVE ME COVID DHE I TË IZOLUARVE 36
NUMRI I TË SËMURËVE KRONIK 483
Në Ohër kemi numër edhe më të vogël të të interesuarve me koronavirus dhe të izoluarve nga 137 raste aktive vetëm 34 do të votojnë.
OHËR NUMRAT
NUMRI I TË INFEKTUARVE 223
NUMRI I TË INFEKTUARVE AKTIV 137
NUMRI I VOTUESVE ME COVID DHE I TË IZOLUARVE 34
NUMRI I TË SËMURËVE KRONIK 135
Ndërsa në Strugë nga 159 raste aktive të infektuar dëshirë për të votuar kanë shprehur vetëm 57 persona.
STRUGË NUMRAT
NUMRI I TË INFEKTUARVE 312
NUMRI I TË INFEKTUARVE AKTIV 159
NUMRI I VOTUESVE ME COVID DHE I TË IZOLUARVE 57
NUMRI I TË SËMURËVE KRONIK 183
TV 21 mëson se shtabet komunale zgjedhore e kanë të vështirë të gjejnë mjek për të shoqëruar votimin ditën e hënë, shumica kërkojnë të hiqen nga kjo detyrë duke aluduar se janë në punë ose janë të sëmurë.
Duhet theksuar se kapacitet spitalore dhe mjekësore në këta 3 qytete për tu ballafaquar me Covid -19 janë pothuajse minimale. Qyteti i Kërçovës nuk ka as mjek infektolog e as hapësira për pacientët nëse eventualisht numri rritet. Ndërsa personat e dyshimtë testohen nga mjekë të Manastirit.
Edhe Struga përballet me kapacitet të vogël të ekipit mjekësorë dhe të hapësirave, veçanërisht për personat e prekur me koronavirus.
Qytetarët e Strugës i drejtohen spitalit të Ohrit, edhe në Ohër kapaciteti i spitalit për tu ballafaquar me Covid-19 nuk mund të thuhet se është i dëshirueshëm. Të tre qytetet rastet më të rënda i dërgojnë në Klinikat e Shkupit sepse nuk kanë mjete për t’i trajtuar.