Pas skadimit të afatit të “Planit 3-6-9”, reformat e parealizuara Qeveria synon t’i realizojë përmes projektit të quajtur “Plani 18”. Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se bëhet fjalë për reforma të qëndrueshme të cilat do ta transformojnë, respektivisht evropianizojnë vendin dhe do t’i sigurojnë fillim të negociatave me BE-në.
Plani 18 do të vazhdojë të fokusohet në tre themelet kryesore në të cilat u fokusua edhe Plani 3-6-9. Ato janë: gjyqësia, e cila do të jetë një nga sektorët dominuese si dhe drejtësia dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë shtylla e parë. Pastaj administrata publike, kuptohet shërbimet e sigurisë. Megjithatë edhe roli i mediave, liria e shprehjes, roli i shoqërisë civile, lufta kundër migrimit ilegal. Këto janë të gjitha shtyllat. Megjithatë thellim dhe vazhdim – tha Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.
Draft versioni i Planit 18 u prezantua para organizatave joqeveritare, ndërsa për të njëjtin Osmani paralajmëroi se do ta kontaktojë edhe opozitën. Ashtu që versioni përfundimtar do të prezantohet në Qeveri të martën. Ndryshe, ndonëse për reformat e realizuara të Planit 3-6-9 Komisioni Evropian dha rekomandim të pastër, një sërë reformash kishin ngecur sidomos në një nga sferat më të rëndësishme, drejtësi. Ndërsa vendimin për fillim ose jo të negociatave me BE-në do ta marrin shtetet anëtare të BE-së në fund të muajit.