Çairi mbetet komuna me numër më të madh të rasteve edhe në 24 orët e kaluara, tregojnë të dhënat që sot i publikoi Ministria e Shëndetësisë. Në këtë komunë janë regjistruar 323 raste aktive.
Dyqind raste aktive ka edhe në Gazi Babë, ndërsa mbi 150 raste janë evidentuar edhe në Aerodrom, Butel, Qendër dhe Karposh. Në Aerodrom ka 162 raste aktive, në Karposh 147, ndërsa nga 146 raste aktive ka në Butel dhe Qendër.
Në Saraj në 24 orët e kaluara janë evidentuar 128 raste aktive, në Studeniçan 116, në Kisella Vodë 108, në Gjorçe Petrov 107, në Shuto Orizare 86, Haraçinë 45, Ilinden 31, Petrovec 17, Çuçer Sandevë 16, Zelenikovë 13 dhe Soposhtë 8. Janë regjistruar edhe pesë shtetas të huaj si raste aktive dhe 67 persona të papërcaktuar.