A duhet testi për shtetasit e Maqedonisë nëse udhëtojnë në vendet fqinjë, ja detajet


Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin sipas të cilit shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës nga dita e enjte gjatë hyrjes në këtë shtet duhet të kenë testin e koronavirusit jo më të vjetër se 72 orë.

Testi nuk është i nevojshëm për shtetasit e këtyre vendeve që kalojnë tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut në një interval prej 5 orësh.

Por, shtetasit e Maqedonisë kur udhëtojnë në shtetet e lartpërmendura gjatë kthimit nuk ka nevojë për testin e koronavirusit.
Për momentin shtet e rajonit nuk kanë vendosura teste apo barriera tjera të lëvizjes për shtetasit e Maqedonisë.