Ja sa vëzhgues vendor dhe të huaj do t’i ndjekin zgjedhjet


Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do t’i ndjekin 2.000 vëzhgues vendor dhe të huaj.
Sipas librit të afateve të KSHZ-së sot është dita e fundit deri kur vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar mund të paraqiten për monitorimin e zgjedhjeve.

Deri tani janë akredituar gjithsej 2.148 vëzhgues prej të cilëve 2.018 vendor dhe 130 të huaj.
Nga ato vendor më të numërt janë OJQ MOST 905 AKSIOS 2017 -797, Civil – Qendra për liri do të ketë 278 dhe Qendra kombëtare rome – Kumanovë 38.

Midis vëzhguesve ndërkombëtarë të akredituar sipas informacionit të postuar në faqen e internetit të KSHZ-së 47 janë nga OSBE / ODIHR Ambasada e SHBA do të ketë 40 IFES katër Ambasada Franceze 13 Ambasada Hungareze 10 Shqipëria 4 Austri dhe Zvicra 3 Bullgaria dhe Mali i Zi nga 2 dhe ambasadat e Holandës dhe Kanadasë nga një vëzhgues secila. Për informim nga zgjedhjet deri tani janë akredituar edhe dhjetëra gazetarë të huaj.