Kam test negativ për Kovid-19 dhe nuk ka nevojë të jem në izolim. Këtë e theksoi kryetari i Komunës Rosoman, Branko Janev, pasi një futbollist në klubin e futbollit Rosoman, gjatë skriningut u zbulua se ishte pozitiv në koronavirus.
“Është e vërtetë që kam pasur takim me lojtarët këto ditë. Mirëpo, gjatë takimit kam përdorur mbrojtje të përshtatshme dhe kam qenë në një distancë të parashikuar, sipas masave për parandalimin e pandemisë. Jam testuar, për të hedhur poshtë çdo dyshim të mundshëm. Nga Qendra për Shëndet Publik ku jam paraqitur, kam marrë udhëzime që nuk ka nevojë të jem në vetizolim”, tha Janevi për MIA-n.
Nga klubi i futbollit “Rosoman” vonë mbrëmë informuan se lojtarët dhe anëtarët e klubit duhet të jenë në vetizolim për 14 ditët e ardhshme.