Ahmeti nga Gostivari: Më mirë Naseri se sa Zorani a Hristijani


Shtabi Qendror Zgjedhor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në vazhdën e tubimeve nga qyteti në qyteti është duke marrë një mbështetje të madhe për idenë e kryetarit të BDI-së, z.Ali Ahmetit që në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të dilet me kandidat për herë të parë për kryeministër shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Një përgjigje të madhe sot i dhanë banorët e Komunës së Gostivarit të cilit ishin tubuar në mënyrë masive për ti thënë PO idesë për kryeministër shqiptar.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti tha para banorëve të Gostivarit se edhe në këtë cikël zgjedhorë mediumet nga katër anët e vendit janë duke ja parashtruar pyetjen pse duhet votuar BDI-ja.

“Një përgjigje në mendjen time erdhi si një meteor. Cilën ta votojnë qytetarët në rast se nuk votohet BDI-ja! Cila është zgjedhja më e mirë. Jam i bindur se shqiptarët n këtë vend janë mirënjohës pasi me mund e sakr*ificë, me gj*ak i kemi të arriturat e lirisë së sotme dhe asgjë nuk kemi dhuratë. Unë jam ai që i kam provuar mbi shpatullat e mia duke i patur shumë v*ështir këto 20 vite pasi atyre kundërshtarëve ju duket se ua shkëput zemrën nga gj*oksi për çdo avancim për të drejtën e shqiptarëve si dhe për investitorët në vazhdimësi pasi kamë kërkuar që ata të favorizohen dhe përkrahen pra me një fjalë ne kemi kërkuar pjesën ton” u shpreh Ahmeti.