B*ombë e re në kanalin Youtube “Ripërtëritja e regjimit”. Në incizimin e fundit flasin Mile Janakieski dhe nënkryetari aktual i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski. Flasin që të insk*enohet ak*sident trafiku në vendin Preseka gjegjësisht në afërsi të aeroportit të Ohrit ku kanë ateruar dy avionë me shqiptarë për të votuar.
Janakieski thotë: Ka dy aeroplanë me siç thotë ai “shiptari” që aterojnë në ora katër. Të bëni një aks*ident. Nikollovski pajtohet dhe thotë se nuk ka asgjë kundër. Regjistrim me përmbajtje të ngjashme u lëshua edhe në gj*ykimin e Titanikut, për p*arregullsitë zgjedhore. Ndryshe dje b*omba u publikuan edhe për Igor Janushevin ku me Janakievskin bisedojnë për sh*kyçjen e shensorëve nëpër pallate. Incizimet e publikuara janë nga zgjedhjet lokale të vitit 2013.