Rikthimi i testit PCR në kufi nuk do të vlejë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut


Komisioni për Sëm*undje Ngjitëse i ka propozuar Qeverisë që me disa shtete të rajonit të rikthehet masa për test PCR gjatë hyrjes në Maqedoni të Veriut. “Komisioni i ka propozuar Qeverisë që nesër gjatë hyrjes në vendin tonë të gjithë qytetarëve nga Kosova, Serbia Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi që detyrimisht të dorëzojnë test PCR jo më të vjetër se 72 orë. Propozimi i Komisionit vjen pas rishikimit të gjendjes aktuale epidemiologjike në shtete e përmendura dhe në bazë të informacioneve të marra nga autoritetet shëndetësore të këtyre vendeve” thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Qeveria do të sjellë vendim sa më shpejtë që mundet, thotë kryeministri teknik Oliver Spasovski. “Po sot kemi propozim të tillë nga Komisioni për Sëmu*ndje Ngjitëse, do ta rishikojmë sa më shpejtë të mundemi dhe në bazë të saj do të sjellim vendim” u shpreh kryeministri teknik Oliver Spasovski. Vendimi me shumë gjasa nuk do të merret sot. Koordinatori kryesor i shtabeve të kr*izës, Bujar Osmani tregon se propozimi nesër do të diskutohet në Shtabin e kr*izës e më pas në Qeveri.

“Do të presim nesër propozimin e Komisionit dhe të shohim se me çfarë argumentesh e mbështet propozimin. Parimisht ne respektojmë mendimin e ekspertëve por do të duhet t’i shohim argumentet” theksoi Bujar Osmani Koordinator kryesor i shtabeve të krizës.