OBSH: Ka dëshmi se koronavirusi përhapet përmes ajrit


Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi se ekzistojnë dëshmi për përhapje të Covid-19 përmes ajrit, prejse 239 shkencëtarë ndërkombëtar potencuan në mundësi të tillë.

“Pranojmë se në atë fushë paraqiten dëshmi. Mundësia që virusi të përhapet përmes ajrit në vende publike, veçanërisht në kushte të veçanta, nëse janë të mbushura nuk mund të përjashtohet. Por, dëshmitë duhet të mblidhen dhe interpretohen”, tha përfaqësuesja e OBSH-së Benedetta Allegranzi gjatë paraqitjes së saj në Gjenevë.

Qindra shkencëtarë pohojnë se ekzistojnë dëshmi se grimca të vogla të koronavirusit të ri në ajër mund të infektojnë njerëz, dhe i bëri thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë t’i rishikojë rekomandimet.